RAPORT – SITUATA AKTUALE, NEVOJAT E VEÇANTA ZHVILLIMORE DHE CENUESHMËRIA E MEDIAVE LOKALE, ME THEKS TË VEÇANTË RAJONI PERËNDIMOR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Në këtë raport, problemet, sfidat dhe pengesat në funksionimin e mediave lokale/rajonale janë detektuar në kontekst zhvillimit të përshpejtuar tekniko-teknologjik, veçanërisht pas shfaqjes së internetit. Problemet financiare, kuadrovike dhe teknike e bëjnë të pamundur që mediat lokale të kenë një zhvillim të qëndrueshëm, nëpërmjet të cilit do të përmbushnin misionin e tyre për informim cilësor dhe në kohë të publikut për tema dhe ngjarje me interes lokal apo rajonal. Nëpërmjet një metodologjie të kombinuar kualitative dhe kuantitative, ky punim synon të arrijë rezultate të besueshme që do të pasqyrojnë me besueshmëri gjendjen reale të funksionimit të mediave në rajonin perëndimor të vendit. Gjithashtu, ofrohen disa zgjidhje të mundshme që do të ishin një përgjigje e përshtatshme për situatën aktuale të mediave lokale.

Përgatitja e këtij raporti është rezultat i projektit “Së bashku për gazetari më cilësore lokale”, implementuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive (MEDIUM) Gostivar, në partneritet me Institutin për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) Shkup. Mbështetet në kuadër të Programit IPA 2020 të BE-së për Sundimin e Ligjit – “Mbështetje nga BE-ja për forcimin e të drejtave të gazetarëve” dhe financohet nga Komisioni Evropian.

Publikimin mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

RAPORT – SITUATA AKTUALE, NEVOJAT E VEÇANTA ZHVILLIMORE DHE CENUESHMËRIA E MEDIAVE LOKALE, ME THEKS TË VEÇANTË RAJONI PERËNDIMOR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT