Trajnim për përforcim organizativ dhe profesional për ueb portale nga Pollogu dhe regjioni Jug-Perendimor i R. së Maqedonisë

FTESË

Të ndëruar,

Qendra për zhvillim të mediumeve të bashkësive MEDIUM nga Gostivari ju fton të merrni pjesë në trajnimin për përforcim organizativ dhe profesional për ueb portale nga Pollogu dhe regjioni Jug-Perëndimor të R.Maqedonisë. Trajnimi do të mbahet me datë 27.09.2017 në Hotel Ignacia Gostivar.

Qëllimi i trajnimit është përforcimi i kapaciteteve të online medieve dhe përmirësimi i profesionalizmit nëpërmjet:
– prezentimit dhe shpërndarjes së rezultateve nga analiza e gjendjes të online medieve;
– promovimi i kodeksit gazetaresk dhe korrniza ligjore;
– promovimi i teknikave gazetareske dhe metodat për profesionalizm dhe transparenca para publikut;
– praksa, përvoja dhe aksentimi i rëndësisë për aplikim të teknikave dhe metodave gazetareske.
Trajnimi do të kontribuoj për zhvillim të profesionalizmit të online medieve gjatë shpërndarjes së informacioneve për tema sensitive me karakter ndëretnik. Gjithashtu, rezultatet do të ndihmojnë për vetregullim të medieve, respektimi i principeve etike të gazetarisë profesionale dhe arritja deri te balansi ndërmjet lirive të definuara pozitive dhe negative.
Projekti “Media të reja për sfida të vjetra” është finansuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i Agjensionit Zviceran për zhillim dhe bashkëpunim (SDC), të cilin e implementojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS) dhe Instituti Suedez për administratë publike (SIPU).
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen deri me datë 25.09.2017, ora 16:00.
Shpenzimet e rrugës të pjesëmarrësve jashtë Gostivarit do të kompensohen.