Debat publik mbi aktualizimin e luftës kundër korrupsionit

Anti-corruption news in local media / Анти-корупциска вест на локалните медиуми / Lajmi Anti – koruptiv i mediumeve lokale

Debat publik mbi aktualizimin e luftës kundër korrupsionit

FTESË

Të nderuar,

Qendra për Zhvillimin e Komuniteteve Medium nga Gostivari ju fton të merrni pjesë në debatin e hapur publik dedikuar aktualizimit të luftës kundër korrupsionit. Në debat do të shpaloset problematika dhe tri tema kërkimore dhe histori të përgatitura në kuadër të projektit “Lajmet anti-korrupsion në mediat lokale”, implementuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të Komuniteteve MEDIUM Gostivar.
Debati publik do të mbahet më 11.05.2017 (e enjte) në Gostivari në ndërtesën e komunës me fillim në ora 11 .
Projekti realizohet në kuadër të projektit të përbashkët “Gazetari Hulumtuese – kujdestar i demokracisë dhe të drejtave të njeriut” në Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet (QMN) nga Shkupi, në bashkëpunim me Institutin për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) nga Shkupi, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit për mbështetjen e shoqërisë civile dhe lirinë e mediave 2014.
Rendi i ditës:
Rezultatet e projektit:
11:00 – 11:10 Folësi i parë: Xhelal Neziri
11:10 – 11:20 Folësi i dytë: Lulzim Haziri
Historitë hulumtuese të formave shfaqëse të korrupsionit në nivel lokal:
11:20 – 11:40 Gazetari parë: Irena Mulaçka
11:40 – 12:00 Gazetari i dytë: Vlatko Stojanovski
12:00 – 12:20 Gazetari i tretë: Zoran Maxhoski
12:20 – 12:45 Diskutime dhe Freskim
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj dhe/ose praninë e përfaqësuesve të organizatës/medias tuaj, jo më vonë se 10 maj 2017, ora 16:00.
Për informacion të mëtejshëm ne jemi në dispozicionin tuaj përmes e-mail community.mediadev@gmail.com ose tel. 071 709 099.