Trajnim për përforcim profesional dhe organizativ të web portaleve nga regjioni i Shkupit dhe ai Verilindor i Maqedonisë

Qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive MEDIUM nga Gostivari, në partneritet me Institutin Ballkanik për bashkëpunim regjional BIRS nga Tetova, më 05.10.2017 mbajtën trajnimin për përforcim profesional dhe organizativ të web portaleve.

Në trajnim morrën pjesë redaktorë, gazetarë dhe përfaqësues të web portaleve nga nga regjioni i Shkupit dhe ai Verilindor i Maqedonisë.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte përforcimi i kapaciteteve të online mediave dhe përmirësimi i profesionalizmit tek të njejtët përmes praktikave dhe përvojave, si dhe theksimi i rëndësisë së zbatimit të teknikave dhe metodave gazetareske për profesionalizëm dhe transparencë para recipientëve.

Në fillim të trajnimit u prezantuan edhe rezultatet nga mbikqyrja, anketimi dhe vlerësimi I situatës dhe pozitës së mediave on-line.
Pjesëmarrësit e trajnimit u kyqën në debatë interactive, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika personale, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Ky trajnim zgjoi interes edhe tek televizioni Tv21.
Projekti “Mediate e reja për sfidat e vjetra” është finansuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i Agjencionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), të cilin e implementojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Isntituti suedez për administratë publike (SIPU).