Qendra për zhvillim të mediave të bashkësive MEDIUM nga Gostivari, në partneritet me Institutin Ballkanik për bashkëpunim regjional BIRS nga Tetova, më 19.12.2017 mbajtën tryezën e rrumbullakët qëllimi i të cilëës ishte rrjetëzimi i gazetarëve me përfaqësuesit e sektorit qytetar për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjell.
Rreth 20 redaktorë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave qytetare të regjionit të Pollogut u kyqën në debatin interaktiv, duke këmbyer qëndrimet e tyre për këtë temë. Përgjithësisht, gazetarët dhe aktivistët qytetarë si pikënisje kishin punën e tyre personale duke theksuar se shpesh edhe vet janë fajtorët potencial për atë se çka ndodh me onlajn gazetarinë në kohë të sodit.
Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët i shfaqën mendimet dhe qëndrimet e tyre për këtë temë, ndërsa rrjetëzimi i të gjithë të pranishmëve ishte vetëm njëra nga mënyrat për përforcimin e integritetit të mediave on-line dhe profesionalizimi i gazetarëve.
Kjo ishte tryeza e parë e rrumbullakët në kuadër të projektit “Media të reja për sfida të vjetra”, ndërsa do të pasojnë edhe tri të tjera në regjinet e përfshira me project: regjioni I Shkupit, ai Veri-lindor dhe regjioni Jug-perëndimor I R. së Maqedonisë.
Projekti “Media të reja për sfida të vjetra” është financuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).



