Të nderuar,
Qendra për zhvillim të mediave të bashkësive MEDIUM ju fton të merrni pjesë në debatin e hapur në temën: “Si të shfrytëzohen më mirë kapacitetet nga bashkëpunimi mes mediave online dhe organizatave qytetare” në Rajonin e Pollogut të R.Maqedonisë.
Tryeza e rrumbullakët do të mbahet më 19.12.2017 (e martë), me fillim në orën 11:00, në hotel “Liraku”, Tetovë.
Tryeza e rrumbullakët do të mundësojë rrjetëzim të gazetarëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Bashkëpunimi do të kontribuojë për zhvillimin e profesionalizmit të mediave online gjatë plasimit të informacioneve për informim objektiv dhe të paanshëm.
Rendi i ditës:
11:00 – 11:15- Regjistrimi
11:15 – 11:35 – Sefer Tahiri (folës i parë)
11:35 – 12:00 – Astrit Rexhepi (folës i dytë)
12:00 – 12:30 – Diskutim
12:30 – 13:00 – Koktej
Projekti “Media të reja për sfida të vjetra” është financuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).
Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj më së voni deri më 18.12.2017 (e hënë), ora 16:00.
