Doli nga shtypi Doracaku për gazetari në mediat onlajn

Doli nga shtypi Doracaku për gazetari në mediat onlajn

Në kuadër të projektit “Media të reja për sfida të vjetra”, Qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive MEDIUM, në partneritet me Institutin Ballkanik për bashkëpunim regjional BIRS, përgatiti Doracakun për gazetari në mediat onlajn.
Joprofesionalizmi I mediave imponoi nevojën për botimin e këtij publikimi I cili, para së gjithash, është I destinuar për gazetarët, redaktorët dhe punëtorët medial që marrin pjesë në krijimin e përmbajtjeve mediale që botohen në mediat online.
Doracakun mund ta gjeni në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa të gjithë gazetarët e interesuar mund ta posedojnë duke kontaktuar ekipin e MEDIUMit përmes postës elektronike: community.mediadev@gmail.com
Publikimi është përkrahur nga “Civica Mobilitas”, projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), që e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) nga Maqedonia dhe Instituti suedez për administratë publike (SIPU) nga Suedia.