NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME VIZITUAN TELEVIZIONIN GLOBI

Nxënësit e të mesme nga shkollat ​​e mesme komunale në Gostivar patën mundësinë të njihen me punën e gazetarisë dhe mënyrën e funksionimit të televizionit lokal GLOBI.

Gjatë vizitës në Televizionin GLOBI, organizuar në kuadër të projektit “Bëhu edhe ti gjenerata EMI”, nxënësit e shkollave të mesme mësuan metodat dhe parimet sipas të cilave gazetarët udhëzohen në punën e tyre, ndoqën procesin e montazhit dhe regjisë, u informuan për procedurën e incizimit dhe transmetimit të lajmet dhe mënyrën se si shpërndahen ato deri te shikuesit.

Gjatë vizitës, partneri medial TV GLOBI shfrytëzoi rastin të demonstrojë përgjegjësinë e profesionit të gazetarisë, të promovojë standarde dhe praktika profesionale të gazetarisë, dhe gjithashtu të inkurajojë të rinjtë që të përdorin mediat si një mjet për publicitet më të madh në jetën publike.

Projekti projektit “Bëhu edhe ti gjeneratë EMI” zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të BashkësiveMEDIUM në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mendimi kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CritTink”, i implementuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe Eurothink – Qendra për strategji Europiane.