Tribunë në temë: “Shkupi 2014” dhe implikimi i tij në…

Tribunë në temë: “Shkupi 2014” dhe implikimi i tij në marrëdhëniet ndëretnike

Shoqata Qendra për zhvillimin e medieve të bashkësive MEDIUM nga Gostivari, në bashkëpunim me gazetën Lajm, më 30 mars 2017 organizuan tribunën në temë “Shkupi 2014” dhe implikimi i tij në marrëdhëniet ndëretnike
Tribunën e udhëhoqën tre folësit: Kim Mehmeti (publicist dhe shkrimtar), Qashif Bakiu (politikolog) dhe Shaqir Islami (columnist), ndërsa tribunën e udhëhoqi redaktori I gazetës Lajm, Xhenis Sulimani.
Proekti Shkupi 2014 përmes prizmit medial, akademik dhe qytetar kryesisht ka qenë i analizuar përmes implikimeve finansiare dhe arkitektoniko-estetike mbi kryeqytetin e shtetit. Nga këtu, theksi kryesor I ekspozuesëve dhe fokusi I debatit reflektonin përbërjen multikulturore dhe multietnike të vendit dhe efektet e këtij projekti në marrëdhëniet ndëretnike të cilat gjenden në krye të agjendës euro-atlantike. Gjithashtu, përmes diskutimit që u zhvillua, u shqyrtuan edhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet aktivizmi qytetar.
Tribuna ish pjesë e projektit “Shkupi në sytë e qytetarëve të tij të pa dëgjuar”, të cilin e implementoi Qendra për zhvillimin e medieve të bashkësive MEDIUM, në partneritet me gazetën Lajm, ndërsa përkrahur nga programi Civica Mobilitas, finansuar nga Agjencioni zviceran për bashkëpunim SDC.
Në kuadër të projektit janë përgatitur 10 storje hulumtuese për dilemat dhe çështjet e hapura, qëndrimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile, si dhe analiza për ndikimin e projektit Shkupi 2014 dhe efektet e tij mbi marrëdhëniet ndëretnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *