Qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive MEDIUM nga Gostivari, në partneritet me Institutin Ballkanik për bashkëpunim regjional BIRS nga Tetova, më 27.09.2017 mbajtën trajnimin për përforcim profesional dhe organizativ të web portaleve.
Në trajnim morrën pjesë redaktorë, gazetarë dhe përfaqësues të web portaleve nga nga regjioni i Pollogut dhe ai Jugperëndimor i Maqedonisë.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte përforcimi i kapaciteteve të online mediave dhe përmirësimi i profesionalizmit tek të njejtët përmes praktikave dhe përvojave, si dhe theksimi i rëndësisë së zbatimit të teknikave dhe metodave gazetareske për profesionalizëm dhe transparencë para recipientëve.
Projekti “Mediate e reja për sfidat e vjetra” është finansuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i Agjencionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), të cilin e implementojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Isntituti suedez për administratë publike (SIPU).
Trajnimi i radhës për përfaqësuesit e portaleve nga Shkupi dhe regjioni Verilindor do të mbahet më 5 tetor 2017 (E enjte) në GEM klubin në Shkup.




