KONKURS për realizim të storieve hulumtuese

Shoqata “ Qendra për zhvillim të mediave të bashkësive MEDIUM” nga Gostivari, në partneritet me “Institutin ballkanik për bashkëpunim rajonal” nga Tetova, në kuadër të projektit “ Media të reja për sfida të vjetra” shpall:

KONKURS për realizim të storieve hulumtuese
Me këtë konkurs iu bëhet ftesë gazetarëve të mediave të ndryshme që të ofrojnë propozim-tema për përgatitjen e storieve hulumtuese me fokus në mënyrën, rastet dhe motivet e manipulimit, si dhe sfidat me të cilat përballen redaktorët dhe gazetarët e web portaleve, duke përfshirë në bazë të projektit rajonin e Pollogut, të Shkupit, rajonin jugperëndimor dhe verilindor.

Në kuadër të projektit, është paraparë që të përpunohen 3 storie hulumtuese. Të njëjtat do të financohen nga projekti “Media të reja për sfida të vjetra” në një shumë totale prej 12.000 denarë (shumë bruto).
Promovimi i storieve konkrete hulumtuese do të bëhet nëpërmjet web faqes dhe faqes se facebook-ut të MEDIUM-it, si dhe në mediat lokale që do të shfaqin interes në rajonet ku realizohet projekti.
Paraqitja bëhet duke dërguar aplikimin (Aneksi 1), si dhe biografi të punës, CV (Aneksi 2) të gazetarit. Aplikimet e kompletuara duhet të dorëzohen nëpërmjet postës elektronike në: community.mediadev@gmail.com, më së voni deri më 23 shkurt 2018 (e premte).

Si shtojcë dorëzojmë Paraqitjen (Aneksi 1) dhe modelin e biografisë ( Aneksi 2).

https://drive.google.com/open?id=1jLJ30EIO-X_WAx6Qcl6faTcmoRgO2Djg